Rikthehen banesat për 18 pronarë në Shkodër

Pas Durrësit dhe Tiranës 18 pronarë të banesave të zëna gjatë kohës së komunizmit kanë marrë titujt ekzekutivë për rikthimin në shtëpitë e tyre në Shkodër.Ministri i Punëve Publike e Transportit, Sokol Olldashi i ka ndarë vetë vendimet e gjykatave, në listën e të cilave figuronte edhe një pronë e Provincës Franceskane. Ndërkaq Olldashi shtoi se deri tani janë 210 tituj të dhënë në dorë pronarëve legjitimë, ndërkohë që numri i kredive për qeraxhinjtë që kanë pasur të zëna pronat e ish-pronareve deri tani është 303.“Ndarja e këtyre titujve ekzekutivë sot në Shkodër, është një moment i vecantë, sepse Shkodra është një nga qytetet që e ka vuajtur më sëshumti fenomenin, sëbashku me Tiranën,Durrësin,Korçën dheVlorën. Nga ana tjetër, Shkodra është qyteti ku ne kemi patur një bashkëpunim model me Bashkinë, këshillin bashkiak dhe EntinRajonal të banesave, për të bërë të mundur që familjarët që nuk u përgjigjen dot kushteve për të marrë kredi,të kenë mundësi strehimi perms programeve të posacme të pushtetit vendor. Deri tani janë 210 tituj të dhënë në dorë pronarëve legjitimë, ndërkohë që numri i kredive për qeraxhinjtë që kanë pasur të zëna pronat e ish-pronareve deri tani është 303. Një fakt i tillë rrëzon çdo pretendim se po mbrohet një palë dhe po keqtrajtohet një palë tjetër” tha ai.Përfaqësuesi i Provincës Franceskane në Shkodër tha se përmes këtij akti po i kthehet shtëpia Fishtës dhe Harapit.