BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Ekonomia shqiptare po rritet nën potencial.Në daljen e tij të fundit për këtë vit guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi se kjo po reflektohet në një rritje të ulët të pagave si dhe për shkak të dobësisë së kërkesës së brendshme."Inflacioni në muajin nëntor shënoi vlerën 2.5 përqind. Ekonomia shqiptare vijon të mbetet nën potencial dhe kjo reflektohet me një rritje të ulët të pagave, të kostove të prodhimit. Shpenzimet konsumatore vlerësohen të jenë rritur gjatë tre mujorit të tretë, duke u reflektuar edhe në një aktivitet më të mirë të sektorit të shërbimeve. Megjithatë, konsumi privat mbetet i dobët, investimet private mbeten të ulëta", tha Ardian Fullani, guvernator i Bankës së ShqipërisëGuvernatoi i Bankës së Shqipërisë deklaroi se buxheti i 2013 ka bërë që të mos ndërmerren ulje të tjera të normës bazë të interesit. Sipas Fullanit rritja e borxhit dhe e deficitit ka detyruar BSH-në që të mos bëjë ulje të tjera të normës së interesit për këtë vit.Gjatë 2012 Banka e Shqipërisë ndërmori tre ulje të normës së interesit, duke e cuar atë në nivelin e 4 %. Ndërkohë që 5 muajt e fundit norma bazë e interesit ka mbetur e pandryshuar.