Kërkohej në Gjirokastër për tentativë vrasjeje, arrestohet në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 22:11
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.Uniformat blu kanë ndaluar në fshatin Gjashtë, Astrit Muhon 25 vjeç, i cili kërkohej prej një muaji nga forcat e policisë së Gjirokastrës.25-vjeçari i arrestuar, Astrit Muho akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Ndërkaq materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.