Fier, gjendet i pajetë në banesën e tij 65-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 21:08
Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij një person në Fier. Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se është gjetur i vdekur në banesën e tij një i moshuar, përkatësisht Ethem Gjerbaj, 65 vjeç.Sipas policisë 65- vjeçari kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, ndërsa është e gjetur i pajetë vetëm ditën e sotme pas njoftimit të komshinjve në komisariat.Mësohet se Gjerbaj ndodhej i vetëm në banesë pasi gruaja ishte larguar prej disa ditësh. Policia ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e vdekjes së të moshuarit, ndërsa dyshohet se vdekja e 65-vjecarit ka ardhur për shkaqe natyrore.