Prezantohet prokurori i ri i Tiranës Adnand Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2012, 10:13
Adnand Kosova, është prezantuar si kryeprokuror i ri i Tiranës. Prezantimi i tij është bërë nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla.Adnand Kosova u komandua në krye të prokurorisë së Tiranës, pas dorëheqjes nga posti të ish-kreut të mëparshëm Sokol Malaj.Sokol Malaj u largua nga detyra pak ditë pas emërimit në krye të prokurorisë së përgjithshme të Adratik Llallës.Ndërkohë mësohet që edhe Prokuroria e Krimeve të rënda do të drejtohet nga një tjetër prokuror, Eugen Beçi.Emërimet janë bërë nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili ka premtuar luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.Këto janë ndryshimet e para që përfshinë organin e akuzës që prej emërimit në këtë detyrë të Adriatik Llallës.