Dollapi paralajmëron institucionet debitore: Ndërprerje të furnizimit me ujë me 21 dhjetor

E ndërsa në vend po zien debati mbi borxhet që kompaninë kanë kundrejt kompanive të tjera, shtetit dhe anasjelltas, kompania e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës ngre shqetësimet lidhur me kompanitë debitore kundrejt saj, një borxh ky që kap vlerën e 255 mln lekë të reja. I ftuar në intervistën e lajmëve të orës 20:00 në RTV Ora News Drejtori i Ujësjellësit, Sait Dollapi parajamëroi dhe njëherë institucionet debitore se do të përballen me ligjin dhe ndërprerjen e furnizmit me ujë në rast të mosshlyerjes së detyrimeve deri me datën 21 dhjetor.“Kjo cështje jep efekt negativ shumë të madh në kompaninë tonë. 255 mln lekë të reja borxhe ndaj nesh, e ndarë mes institucioneve buxhetore dhe jo. Me këto lekë ne kemi në procedurë depon në Kinostudio, ndërtimin e një linje transmetimi te Pallati me shigjeta. E para pengojnë zhvillimin e aktiviteteve në kompani, dobësojnë anën financiare. Do ti ndjekim ligjërisht. Këto lekë nuk janë të miat dhe stafit, janë lekë të qytetarëve që përdoren për furnizimin me ujë të pijshëm të tyre. Brenda datës 21 është afati i fundit për shlyerjen e borxhit. Cdo institucion që ka detyrime ndaj nesh është i rëndësishëm, janë shkolla, spitale, bashki. Jemi të detyruar që në zbatim të ligjit dhe objektivave që kemi ndërmarë, jemi të detyruar të ndërpresim ujin në këto institucione” tha ai.Teksa ka zbuluar një pjesë të debitorëve, si Ndërmarrja e trajtimit të studentëve “Arben Broci” me 250 mln lekë të vjetra debi , QSUT 460 mln lekë, burgu 313 , Reparti ushtarak, komuna Zall Herr, komuna Bërzhitë, bashkia Kamëz etj, Dollapi u shpreh optimist për likujdimin nga këto institucione, por u shpreh i prerë se në të kundërt me datën 21 do të veprojë në përputhje me ligjin. Ndërkaq vetë si kompani, Dollapi deklaroi se nuk kanë asnjë lloj detyrimi kundrejt institucioneve të tjera, me përjashtim të detyrimeve kontraktuale të 2012 me afate të përcaktuara për shlyerjen e tyre.“Që në fillimet e tij të stafit në 2009 objektivi ynë ishte të krijonim një kompani të sukseshme dhe të shëndetshme nga ana financiare. Në dhjetor të 2009 kompania ishte në gjendje financiare të keqe, kishte rreth 300 mln lekë të reja borxhe. Nisur nga kjo detyra prioritare ishte përmirësimi i gjendjes financiare. Me një plan pune të detajuar arritëm që brenda tre viteve kompaninë nga një nivel të dobët të conim në një nivel të tillë që të shlyenim të gjitha detyrimet dhe njëherësh të realizonim 25 mln USD investime.Kjo dha rezultatet, ne si kemi detyrime asnjë institucioni, me përjashtim të detyrimeve kontraktuale të 2012 me afate të përcaktuara për shlyerjen e tyre. Fati ishte pozitiv për ne në mirëkuptimin që kemi gjetur te qytetarët dhe punonjësit tanë”shtoi Dollapi.Duke hedhur një paralelizëm mes formave radikale të kompanisë CEZ Shpërndarje dhe paralajmërimit të Ujësjellës Kanalizimimeve të Tiranës, zoti. Dollapi i vlersoi si situata krejt të kundërta, madje dënoi ashpër veprimin e CEZ për ndërprerje të furnizimit të qytetarëve me energji, masë kjo që sipas tij ka sjellë tërthorazi edhe mosfurnizimin me ujë të pijshëm.“E para veprimi i CEZ është i dënueshëm dhe jo i krahasueshëm me situatën tonë. Tu ndërpresësh qytetarëve energjinë elektrike dhe përmes saj edhe ujin është veprim i patolerueshëm që provokon revolta që sjanë normale për një shoqëri. Uji është element jetik për qytetarin dhe smund të krahasohet uji i disa institucioneve, nuk është element jetik për to. Jam i bindur se reagimi i institucioneve do jetë pozitiv,  kur qytetarët e kryeqytetit paguajnë mbi 87%, ska si të mos e paguajnë edhe institutucionet” u shpreh Drejtori i UK.I pyetur se sa garanci ka furnizimi me ujë i banorëve të Tiranës dhe projektin për heqjen e depozitave nga pallatet Dollapi u përgjigj:“Ky shqetësim nuk është më, është i garantuar furnizimi 24 orë ujë në Tiranë edhe përmes sistemit të depozitimit që gradualisht do të vijë drejt reduktimit. Besimi nga qytetarët tek ndërmarrja ka marrë nota të mira, tani kërkon vetëm sistemime dhe riparime të vogla që do të rritin cilësinë e furnizimit. Po përgatitim kushtet teknike që depozitat të bëhen të panevojshme, që kjo të garantohet nga depot e Tiranës. Aq sa janë ndërtuar për 50 vite janë ndërtuar brenda tre viteve. Aktualisht ka zona që nuk nevojiten, por forca e zakonit nuk i lejon të heqin as depozitat as pompat, por duhet punë e përbashkët edhe me Bashkinë dhe institucione të tjera. Ne do përgatisim kushtet dhe në një të ardhme të afërt do të heqim edhe këtë gangrenë nga kryeqyteti. Burimet ujore janë të garantuara dhe sasia e ujit nga këto burime po ashtu”.