Borxhet ndaj UKT-së, disa institucioneve do t`iu ndërprehet uji
Qytetit Studenti, QSUT, burgjet dhe Bashkia Kamëz e Bërzhitë janë debitorë në shuma të mëdha ndaj UKT-së.Në fakt, këto janë vetëm disa prej institucioneve shtetërore që nëse nuk fillojnë të paguajnë borxhin prej datës 21 dhjetor, UKT do tu thajë rubinetat për ujë.Ndërmarrja e trajtimit të studentëve, Arben Broci në Q.S është një nga debitorët më të mëdhenj por në rast ndërprerje është më e rrezikuara pasi pa ujë mbeten mbi 6 mijë student.Në drejtorinë e kësaj ndërmarrje është e pamundur gjithsesi të marrësh një përgjigje për situatën e krijuar. Drejtori Bujar Brovina nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment, madje ka preferuar të heshtë përballë interesist të kameras sonë.Ndryshe situata është në QSUT ku drejtori Edmond Rrrushi thotë se është një situatë e zgjidhshme."Aktualisht QSUT është një një marrëveshje bashkëpunimi me UKT duke parë lidhjet e paligjshme dhe defktet të cilat sjellin edhe konsum të lartë. Ndërkohë në planin e pagesave që në kemi, përfshijmë dhe UKT-në" tha në reagimin e tij drejtori i këtij institucioni.Por edhe 2 institucionet e vuajtjes së dënimit burgu 313 dhe 325 pritet të jetë e njëjta pasojë, ndërpreje e ujit në rast se nuk bëhet pagesa e detyrimit ndaj UKT duke lënë në kushtet të tilla mjerane qindra persona që vuajnë dënimin në këto institucione.Drejtori Dollapi u shpreh se ndërprerja e furnzimit me ujë të isntitucioneve shtetërore nuk është e njëjtën dhe nuk mund të krahasohet me vendimin e CEZ pak ditë më parë ku i ndërpreu energjinë elektrike ujësjellësve debitor.