Rama: Pushteti vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social "Twitter" për raportin e  "Global Financial Integrity" për Shqipërisë.Sipas Ramës në këtë raport pasqyrohet e vërteta për një pushtet që ka vjedhur votat.“E vërteta rrëqethëse e pushtetit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë -1.3 miliardë USD "të arratisura” shkruan Rama.Balkan Insight, duke iu referuar një raporti të fundit te Global Financial Integrity, GFI, shkruan se më shumë se 1.3 mld dollarë kanë rrjedhur jashtë Shqipërisë gjatë viteve 2005-2010 përmes korrupsionit, evazionit fiskal dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.