Llalla pret Ambasadorin britanik: Bashkëpunim për goditjen e krimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 23:01
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Cannon Obe.Në takimin e zhvilluar Prokurori i Përgjithshëm falenderoi diplomatin anglez për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë institucioneve shqiptare të drejtësisë, si edhe e siguroi z. Obe se do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë për goditjen e krimit shqiptar që operon në Britaninë e Madhe.Ambasadori Obe, nga ana e tij, uroi Prokurorin e Përgjithshëm, z. Llalla për zgjedhjen në detyrë, si edhe ofroi mbështetjen për aktivitetin institucional për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.