Mblidhet KRRTRSH-ja, shqyrtohen projektet e Kaskadës së Devollit dhe TAP-it
KRRTRSH-ja vendos sot për dy projekte gjigante, që në tërësi përbëjnë investime në vend prej 2.7 miliardë euro, atë të Kaskadës së Devollit dhe atij të gazsjellësit TAP.Në fjalën e tij, kryeministri theksoi të dy këto projekte që për nga rëndësia e tyre dalin jashtë kufijve të këtij vendi dhe janë dy ndër më të rëndësishmet, që nisin zbatimin vitin e ardhshëm në Evropë.Sipas kryeministrit projekti I Kaskadës së Devollit, do ndërtohet nga kompania numër një e HEC në Evropë, ndërtuesi kryesor i HEC në botë, që menaxhon mbi 200 e ca hidrocentrale.“Ky është me më shumë se 800 milionë euro investim, në tre hidrocentrale, bazuar në tunele me dhjetëra kilometër, projekt ky që transformon në mënyrë rrënjësore sistemin hidroenergjetik të vendit dhe përbën një hap cilësor drejt shndërrimit të vendit në superfuqi energjetike rajonale. Punëson direkt e indirekt mbi 7 mijë punëtorë, teknikë, inxhinierë, ekonomistë, drejtues, jurist, etj” tha Berisha.Sipas kryeministrit Berisha një tjetër projekt i rëndësishëm për vendin është edhe gazsjellësi TAP."Edhe ku projekt është dëshmi i një besimi të madh të gjigandëve të gazit dhe naftës, kompanive më të mëdha në botë të kësaj fushe, të qeverive të këtyre vendeve, tek klima e favorshme e Shqipërisë për biznes. Me këtë projekt Shqipëria merr një rol qëndror në shpërndarjen e gazit në Ballkan, në Ballkanin Perëndimor dhe krahun e Europës Perëndimore pasi gazi do të kalojë drejt tregut tjetër por edhe drejt veriut dhe vendeve të tjera ballkanike" shtoi Berisha.Sipas kryeministrit në këtë 4-vjeçar, vendi nis e sigurtë gazifikimin ndërsa premtoi se në fund të mandatit tjetër do të kompletohet projekti i “Shqipërisë vend i zhvilluar”"Shqipëria nis e sigurt në 4 vjetor që vjen gazifikimin e familjeve shqiptare në të gjithë territorin duke iu garantuar atyre gaz. Shqipëria ka edhe depo të mëdha të gazit që që përbëjnë një aset shumë të çmuar për suksesin e projektit në fjalë. Në këtë projekt i cili kalon me një gjatësi 200 km në territorin tonë do të bëhen 2 miliard euro investime dhe këtu punësohen direkt mbi 20 mijë punëotrë, inxhinierë teknikë dhe 15 mijë indirekt. Viti që vjen është fillimi i projekteve të mëdha dhe përfundon i cikleve vendos në mënyrë të sigurtë Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluar. Përfundimi i të cilave do të dyfishojë, do të jetë faktor kryesor në dufishimin e të ardhurave të këtij vendi dhe kalimin e saj në grupin e vendeve të zhvilluara. Premtimi im solem është që Shqipëria vend i zhvilluar do të fillojë të bëhet i prekshëm që vitin që vjen dhe do të kompletohet në fundin e mandatit të tretë të vitit 2017" tha Berisha.