Kërpi industrial, gjykata pushon çështjen ndaj 53 fermerëve në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2012, 14:21
Gjykata e Shkodrës pushon çështjen ndaj 53 fermerëve të Komunës Shkrel, të cilët akuzoheshin për kultivimin e lëndëve narkotike.Gjykata i ka shpallur të pafajshëm 53 fermerët ndërsa ka vërtetuar se ata kanë kultivuar kërp industrial dhe jo kanabis stativa siç pretendohej.Përplasja mes banorëvetë Shkrelit dhe policisë e ka zanafillën që në vitin 2000, 12 vite më parë. Banorët e Shkrelit akuzoheshin se nuk kultivojnë kërp por kanabis dhe kultivimi i tij bëhej nën kujdesin e një shoqate bamirëse humanitare.