Durrës, kapen 3 kallashnikov dhe 4 krëhra me fishekë, 1 i arrestuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2012, 08:29
Policia kufitare në portin e Durrësit në bashkëpunim me efektivët e policisë sekuestruan sot 3 armë kallashnikov dhe 4 krëhra me fishekë.Burime nga policia bëjnë me dije se armët u gjetën gjatë kontrollit në automjetin me targa KJ 74 74 A i cili do të nisej nga porti I Durrësit drejt shtetit fqinj, Italisë.Ndërkohë policia ka arrestuar edhe poseduesin e armëve, shtetasin Selim Kaja i cili do t`i tregëtonte ato në Modena të Italisë.Ndërkohë policia e Durrësit po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të ëprfshirë në trafikun e armëve.