Berisha-opozitës: Ju e shihni buxhetin si tmerrin e humbjes
Kryeministri Berisha e akuzoi opozitën se i ka kthyer seancat plenare në një show tragjik për veten e saj.Duke folur në seancën plenare, kryeministri Berisha theksoi se opozita e sheh buxhetin e 2013-ës si tmerrin e humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit"Opozita i ka shndërruar seancat plenare në një show tragjik për veten e saj sepse ajo ka parë te ky buxhet gjigand tmerrin e vërtetë të qershorit. Sepse cço mirësi e transkriptuar në forma të ndryshme opozita e sheh në votë kundër saj, në mankthin e shterpësisë të alternativës ose alternativë të bazuar kryekëput mbi mashtrimin" tha Berisha.Duke folur në seancën e sotme plenare, ai ka thënë se opozita kundërshton ndryshimet në akcizat që kanë dy synime kryesore; krijimin e vendeve të punës në procesin e përpunimit dhe luftën kundër kontrabandës dhe sipas tij, pikërisht për këtë të fundit nuk është e interesuar opozita.“Lufta kundër kontrabandës në disa sektorë delikatë i intereson grupe miliarderësh brenda opozitës, nuk harroj reagimin tuaj për lojërat e fatit në këshillin bashkiak dhe e bëtë për fidelin e partisë, në një kohë kur familjet shqiptare bien në fatkeqësi të madhe nga ajo industri mëkati dhe e para do të ishte opozita që të thoshte tu vihen drynat, opozita protestoi për të mbrojtur kryebixhozxhiun e vendit Fidel Yllin dhe industrinë e tij. Opozita është unike në botë që nuk votoi buxhetin që më shumë se cdo buxhet tjetër në historinë e shqiptarëve shndërrohet në para në xhepat e 800 mijë familjeve, nuk votoi buxhetin që më shumë se cdo buxhet tjetër shndërrohet në rrugë, shkollë për qytetarët shqiptarë”- tha ai.Sipas Berishës, opozita nuk voton buxhetet se ato u bazuan në 9 miliardë më shumë në 6 vite sesa të qeverisë së opozitës.“Ndërkohë që rritët rrogat tuaja në stratosferë shpenzuat si faturë sociale tërësore një faturë që po rrënonte të gjitha shërbimet, nuk e votuat se këto bënë të mundur që sot vendi të ketë tre herë më shumë studentë se 6 vite më parë dhe njëherë sulmoni universitetet private dhe herën tjetër u ktheheni universitetet publike, u duken studentët si lugetër për votat, por ata do votojnë PD. Në cdo sukses të buxhetit ju shihni një disfatë në qershor, por disfata nuk vjen nga këto që bën PD se ajo nuk kërkon vota për to, por u vjen nga mashtrimet që u bëni shqiptarëve”- tha ai.Gjithashtu kryeministri Berisha i bëri sërish thirrje opozitës të miratojë 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit."Janë 3 ligje që prekin në disa mënyra të ardhmen e Shqipërisë, që prekin dinjitetin e shqiptarëve, që prekin kontot dhe mirëqënien e shqiptarëve dhe këto janë ligjet që pret Komisioni Europian që Shqipëria të marrë statusin. Unë ju bëj thirrje ngrihuni në lartësinë tuaj si qytetarë, të ngriheni në lartësinë tuaj si polikanë. Votohoni këto ligje. Për 3 muaj donit të mashtronit shqiptarët që ato nuk janë kushte po KE-ja do të rekomadonte kushte të tjera. Ju e keni ngritur murin e bllokimit që ne do ta shembim në qershor. Përditë u thoni shqiptareve se statusi u lidh me zgjedhjet, sikur shqiptarët nuk dëgjojnë se statusi është i lidhur me tre kushtet që bllokon Edi Rama për karrigen e tij, dilni mbi këto interesa se u jap fjalën e nderit nuk do shohë vetëm me dylbi karrigen e kryeministrit në këtë mënyrë ” tha Berisha.Ruçi-Berishës:Voto propozimet e PS-së për paketën fiskaleNë replikë me kryeministrin Berisha, kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi theksoi se opozita nuk e votoi buxhetin e 2013-ës pasi sipas saj ai nuk e ndihmon rimëkëmbjen e ekonomisë."Opozita nuk e votoi buxhetin se ai nuk ndihmon rimëkëmbjen e ekonomosë pasi rritja e saj ka ndaluar dhe këtë nuk e thotë opozita por FMN-ja dhe BB-ja dhe kryeministri duhet ti përgjigjet FMN-së dhe Bankës Botërore. Ky buxhet nuk ndikon në zbutjen e efekteve të krizës dhe nuk ka politika të reja fiskale. Ky buxhet shoqërohet më rritje të buxhetit dhe jo me ulje të buxhetit. Ky buxhet nuk zbut varfërinë po përkundrazi e rrit atë, nuk e ul papunësinë por e rrit më shumë atë. Ky buxhet s`bën asnjë përpjekje për të përmriësuar sitemin e rrënuar elektroenergjitik” tha RuçiNdaj sipas kreut të grupit parlamentar, kryeministrit duhet të marrë parasysh propozimet e PS për akcizën."Këto që na propozohen sot janë andrime dhe nëse je vërtet për politika fiskale, për rritje të prodhimit e punësimit mirato propozimet në këtë paketë fiskale sipas propozimeve që po bën Partia Socialiste” iu drejtua Ruçi kryeministrit.