Kuvendi ka nisur sot shyrtimin e projektligjit për akcizat
Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ka theksuar se paketa fiskale nuk i adresohet qytetarëve por i drejtohet miqve të atyre që lobojnë.Sipas saj, kjo paketë ka sjellë ndikime negative si dhe në rritjen e evazionit fiskal dhe korrupsionit.“Pas vitit 2005 janë bërë 4 herë ndërhyrje në këtë ligj, duke e bërë naftën nga 22 lekë në 37 lekë për litër. Çmimi i naftës është i varur nga konjukturat ndërkombëtare, edhe pse ishim një vend i pasur, them ishim pasi Shqipëria nuk e ka më të vetën naftën” tha Kodheli.Sipas saj, PS propozon që akzica e naftës për bujqësinë të jetë zero. “Do përfitojnë të gjitha familjet që jetojnë në fshat dhe merren me bujqësi”- tha ajo.Pas saj ka reaguar ministri i Finanacve, Ridvan Bode, i cili ka theksuar se opozita nuk ka kuptuar asgjë nga ato që është shkruar në ligjin për taksat doganore dhe atë për akcizat.Sipas tij, skema e industrisë së kafesë është me përfitime në buxhetin, jo vetëm se do kemi rritje të të ardhurave nga çmimi, por se industria vendoset e gjitha në taksim të njëjtë dhe malli do ndiqet deri te konsumatori në skemë të plotë.