METE: CEZ 1 miliard USD dëme, nuk do lejojmë shitjen e kompanisë
Vetëm tre ditë pas njoftimit për nxjerrje në shitje të aksioneve nga ana e kompanisë energjitike CEZ Shpërndarje ka ardhur reagimi nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, bashkaksionere me CEZ. Në një deklaratë për mediat METE teksa bën me dije se nuk ka asnjë informacion nga CEZ lidhur me këtë hap të ndërmarrë prej saj, shton se ky eshte tregues i plote i mosseriozitetit te kesaj kompanie ne negociata, si dhe i faktit qe CEZ a.s. nuk eshte aspak e perkushtuar per te zgjidhur problematiken e krijuar si pasoje e mospermbushjes se detyrimeve kontraktuale te saj.“Disa dite me pare kompania CEZ a.s. njoftoi publikisht se ka nxjerre ne shitje paketen e saj aksionare prej 76% te aksioneve ne kompanine "CEZ Shperndarje", Tirane. Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes qe zoteron 24% te paketes se aksioneve te kompanise "CEZ Shperndarje", e ka marre kete njoftim vetem nepermjet mediave. Per me teper, as ne mbledhjen e aksionereve "CEZ Shperndarje" ne Prage, perprara dy ditesh, perfaqesuesit te METE nuk i eshte komunikuar nje qendrim i tille!Prej disa kohesh, per shkak te deshtimit te kompanise "CEZ Shperndarje", e cila ne vijimesi nuk po permbush asnje detyrim kontraktor si dhe eshte ne pamundesi te ushtroje funksionet e saj normale, METE dhe kompania CEZ a.s. jane ne nje proces negociimi per te dhene nje zgjidhje te qendrueshme ketij problemi. Deri ne kete cast, asnje komunikim i deritanishem, verbal apo joverbal i kompanise CEZ a.s. nuk ka njoftuar se kjo kompani terhiqet nga negociimi!CEZ a.s. ka deshtuar te permbushe detyrimet thelbesore te saj, te specifikuara ne kontraten e privatizimit dhe ne dokumentat ligjore perkates te ketij procesi, duke i shkaktuar nje dem Shqiperise qe perllogaritet ne nivelin e 1 miliarde USD.Hapi ndermarre nga CEZ a.s (ku deklarohen per shitje pjesa e aksioneve te tij tek kompania "CEZ Shperndarje") eshte tregues i plote i mosseriozitetit te kesaj kompanie ne negociata, si dhe i faktit qe CEZ a.s. nuk eshte aspak e perkushtuar per te zgjidhur problematiken e krijuar si pasoje e mospermbushjes se detyrimeve kontraktuale te saj” thuhet në deklaratën e METE.“E verteta eshte qe kjo situate nuk vjen aspak si pasoje e veprimeve te Rregullatorit (ERE), por perkundrazi ajo vjen, pervecse prej mosrealizimit te detyrimeve kontraktuale nga ana e CEZ a.s., edhe si pasoje e menaxhimit shume te dobet te "CEZ Shperndarje" dhe nivelit shume te ulet te investimeve te kryera ne rrjet:" Humbjet per vitin 2012 kane arritur ne 50%, ndersa detyrimi kontraktual i CEZ a.s. dhe CEZ Shperndarje eshte qe ky nivel te jete 24%. Shifra totale qe CEZ Shperndarje humb nga mosrealizimi i ketij objektivi eshte rreth 160 milione euro, qe ne fakt eshte ekzaktesisht shifra e humbjes ekonomike qe kompania deklaron!" Niveli i investimeve ne rrjet per vitin 2012, eshte vetem 7%! Mosrealizimi i ketyre investimeve ka cuar ne humbjet e cituara me siper;" Pretendimi se CEZ Shperndarje furnizohet me cmim te larte te energjise elektrike nga KESH perseri nuk qendron: kjo kompani e blen energji nga KESH me nje cmim simbolik prej 18 euro MW/h, ndërkohë që cmimi që CEZ Shpërndarje shet energjine është rreth 80 Euro MW/h, që sjell që të ardhurat per te te jene rreth 43 Miliard ALL." CEZ a.s nuk ka realizuar minimumin e transferimit e dijeve (know-how) tek CEZ Shperndarje, duke e lene kompanine "bije" te saj pa fonde financiare, pa pajisje dhe ne borxh te thelle me kompanite shteterore shqiptare, borxh qe llogaritet ne nivelin e 300 milione euro”sqaron më tej METE.Në përfundim METE deklaron se ndersa demet shkaktuara Shqiperise nga ana e "CEZ a.s." jane ne nivelin e 1 miliarde USD, dhe ne te njejten kohe, ERE ka iniciuar procedurat e heqjes se licences se "CEZ Shperndarje", vetë kjo Ministri do te ndermarre te gjitha hapet ligjore te nevojshem per te bllokuar kete proces.