Tiranë, një në pranga për armëmbajtje pa leje

Një kontroll rutinë i forcave të policisë në kryeqytet ka vënë në pranga një person për armëmbajtje pa leje. Policia e Tiranës gjatë një kontrolli në një automjet në "Komunën e Parisit" ka gjetur një armë zjarri.Lidhur me këtë rast blutë kanë prangosur drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.