Ksera takim me fëmijët në nevojë, shpërndan dhurata për fundvit

Në një takim në qëndrën sociale për përkujdesin e fëmijëve Ministri i Punës dhe Çeshtjeve Sociale, Spiro Ksera, ka bërë një takim me fëmijët e kësaj qëndre.Ksera u përshëndet më të gjithë fëmijët ku ju uroi një vit të mbarë si dhe u shpërndau të gjithëve dhurata për festat e fundvitit. Ministri Ksera thesoi se do të shpërndahen në të gjithë vendin dhurata për fundvit.1738 fëmije kanë qënë pjesmarrës në aktivitete ndërgjegjësuese psiko-sociale dhe në kampe shoqërore. Shumë fëmijë të tjerë janë mbështetur nga psikologë shkollorë.“Terre des homes” motivohet për të siguruar mirëqënien e fëmijëve që jetojnë së bashku godinë dhe kanë përkujdesjen e një personeli të paguar.