Zbulohet lista e dëshirave e Antonio Conte-s

Të hënën në Torino do të zhvillohet edhe takimi mes Antonio Contes dhe drejtuesve të Juventusit. Takim që pritet të vendosë nëse Conte do të qëndrojë tek bardh e zinjtë apo do të marrëdhënia mes trajnerit dhe “ Zonjës së Vjetër “ do të ndërprehet pas 3 vitesh.Ajo çfarë tekniku puljez i kërkon klubit nuk është përmirësimi i pagës vjetore por përmirësimi i kualitetit të skuadrës e thënë ndryshe Conte kërkon lojtarë që mund të bëjnë diferencën sidomos në Ligën e Kampionëve.Mediat italiane kanë zbuluar sot edhe listën e dëshirave të trajnerit juventin. Në të bëjnë pjesë futbollistë të kalibrit të Edinson Cavanit, Angle di Maria-s apo edhe Marco Verratit.Përsa i përket krahëve të mbrojtjes trajneri italian i kërkon klubit të sjellë në Torino njërin mes Adriano-s dhe Fabio Coentraos ndërsa në qëndër kërkon Mats Hummels, nëse nuk arrihet tek lojtari i Dortmundit atëherë alternativa është Vermalen i Arsenlit.Në mesin e fushës ëndrra e Contes është Angel di Maria, por transferimi i tij në Torino është shumë i vështirë , jo vetëm për shkak të çmimit të lartë të kartonit të tij por edhe për pagesën e majme vjetore që argjentinasi aktualisht përfiton. Verrati pëlqehet shumë nga tekniku puljez por edhe rrugët që të dërgojnë tek nuk janë të përshkrueshme, ndërsa Cuadrado i Fiorentinës po ndiqet nga Barcelona dhe Bajerni i Mynihut dhe vështirë se Juvja ka potencialin të konkurojë ekonomikisht me këto dy superfuqi. Nani nuk e bind plotësisht Conte-n ndërsa për Sanchez ai e ka dhënë me kohë aprovimin e tij.Gundogan për shkak të një dëmtimi të rëndë ka kaluar një sezon të vështirë por Conte sërish e ka përfshirë në listën e tij ashtu si ka përfshirë edhe William Carvalho-n e Sportingut të Lisbonës.Në sulm lojtarët që trajneri juventin ka kërkuar janë vërtet mjaft kualitativ. Ata janë Edinson Cavani dhe Mario Mandzukic. Cavani përfiton në Paris 10 milion euro në vit dhe Juves do ti duhej të bënte një sakrificë për të arritur tek. Sakrifica e vetme do të ishte shitja e Pogba-s. Mandzukic është tashmë në prag largimi dhe nëse Juventusi i ka gati 30 milion euro atëherë mund ti dhurojë Conte-s një prej lojtarëve kryesor që tekniku ka përfshirë në listën e dëshirave të tij.