Tottenhami kërkon Carlo Ancelotti-n për sezonin e ardhshëm

Trajneri i Tottenhemit Tim Sherwoord u shkarkua nga detyra një javë më parë dhe presidenti i londinezëvë Daniel Levy është vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Ai që dukej më afër stolit të skuadrës angleze ishte trajneri aktual i Ajax-t Franck de Boer i cili gjithashtu deklaroi se ka pasur kontakte me drejtuesit e Spursave.

Por me sa raportojnë sot mediat britanike dëshira më e madhe e presidentit Levy është trajneri i Realit të Madridit Carlo Ancelotti. Italiani ka edhe një vit kontratë me madrilenët por kjo nuk i ka ndaluar zërat se nëse ai nuk fiton Ligën e Kampionëve atëherë klubi mbretëror mund ta ndërpresë marrëdhënien me trajnerin nga Reggiolo. Në këtë pikë mediat angleze raportojnë se presidenti i Tottenhami-t po shpreson që diçka e tillë të ndodhë, madje do të mbështesë në finalen e Champions-t Atletico-n e Madridit për këtë arsye.

Nëse Reali vërtet e largon Ancelottin atëherë klubi Spursa-ve do të ishte i pari që do të provonte ta joshte ish-trajnerin e Chelsea-t. Ditë më parë u spekulua se Milani po kërkonte rikthimin e Ancelottit ne Milano por siç dihet burimet ekonomike të Tottenhami-t për momentin janë shumë më të larta se ato të klubit kuq e zi. Nëse nuk arrihet tek Ancelotti, përveç Franck de Boerit një kandidat i fortë është edhe Mauricio Pochetino i cili këtë vit zhvilloi një punë të shkëlqyer në drejtimin Southamptonit.