Ishte dënuar 27 vite burg në Itali, arrestohet në Lushnjë 32-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 17:53
Përfundon në prangat e policisë së Lushnjës një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Stiljan Kishta, 32 vjeç, banues në fshatin Gur është arrestuar nga forcat blu për llogari të drejtësisë italiane, pasi Gjykata e Milanos e kishte dënuar me 27 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.Ndalimi i Kishtës u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin fqinj.