Liverpool kërkon Shaqirin

Liverpool kërkon mesfushorin e Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri me rikthimin në Ligën e Kampionëve, në sezonin e ardhshëm, si dhe një numër të konsiderueshëm futbollistësh, përfshirë edhe përforcime në mbrojtje shkruan The Guardian. Trajneri Brendan Rodgers ka konfirmuar synimin e tij që gjatë verës të transferojë futbollistë me kualitet. Drejtuesit e të kuqve kanë kontaktuar me skuadrën Gjermane në lidhje me një transferim të mundshëm të tij.22-vjeçari ka spikatur me skuadrën e Bazelit përpara se të transferohej te Bayerni për 11.6 milionë euro në vitin 2012. Edhe pse është një prej futbollistëve kryesor në Zvicrën e Ottmar Hitzfeldit për Kampionatin botëror, mesfushori kosovar nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin bazë në Gjermani dhe Liverpool është i gatshëm t'ja ofroj diçka të tillë. Të kuqtë kanë shprehur interesim edhe për kapitenin e Southamptonit, Adam Lallana, mbrojtësin Dejan Lovren si dhe mbrojtësin e Chelse, Ryan Bertrand.Problemi kryesor i të kuqve është fillimisht zgjidhja e problemit të shitjes së Suarezit që do të sillte dhjetra milionë euro në arkat e klubit për ti përdorur më pas për përforcime të reja.