Boksieri Shqiptar, Nuri Seferi shpallet kampion Europe në "WBO"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2014, 23:31
Boksieri Shqiptar, Nuri Seferi është kampioni shpallur më i ri i kategorisë "WBO" në Europë. Seferi ka mposhtur boksierin hungarez, Tamas Lodi pas 12 raundeve, kjo fitore i ka dhënë titullin si kampion absolut i Europës në këtë kategori.
Seferi ka pasur përkrahjen e qindra bashkatdhetarëve në sallë të cilët e kanë motivuar gjatë gjithë kohës duke ndikuar shumë në triumfin e kampionit Shqiptar.
Seferi gjatë karrierës si profesionist ka zhvilluar 42 ndeshje. Ai ka fituar 37 përballje, prej tyre 20 me nokaut. Kurse, ka gjashtë humbje, prej tyre një të vetme me nokaut.