Skema “piramidale” në Mat, lirohen kryekomunarët dhe shefat e financave

Lirohen dy kryetarët e komunave Xibër dhe Gurrë, pas rreth 2 muaj arrestimi nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit. Gjykata e Matit ka pushuar cështjen edhe për kryetarin e komunës Rukaj, Hamit Xhakrosa, por prokuroria ka deklaruar se do të ankimojë vendimin. Ndërkohë gjatë seancës së sotme gjyqësore, gjykata ka pushuar çështjen dhe për shefat e financave të komunave të përfshirë në skandalin me tenderat.Hamit Xhakrosa, kryetar i komunës Rukaj, Mustafa Celami, kryetar i komunës Gurrë, Lutfi Ceka, kryekomunar i Xibrit, sëbashku me atër shefa të financave u ndaluan në tetor të këtij viti.Shtetasit e lartëpërmendur akuzoheshin se kishin ngritur një skemë korruptive, ku kishin përfituar nëpërmjet metodave korruptive rreth 534 milion lekë nëpërmjet një firme fantazmë, të cilën e kishin ngritur prej vitit 2006, duke derdhur aty tenderimet e limituara me prokurim të drejtpërdrejtë.Sipas Prokurorisë nëpërmjet manovrimeve e falsifikimeve, duke përdorur fshehurazi edhe emrin e bashkëshortes së një tjetër kryekomunari, që nuk kishte dijeni për këtë abuzim, janë përfituar mbi 530 milionë lekë, kryesisht të xhiruara për blerje të vogla, materiale, pajisje, shërbime operative, e pajisje të ndryshme. Pas mëse një viti hetimesh, organi i akuzës dhe policia e Dibrës, prangosën zyrtarët e dyshuar. Pas të gjithë kësaj skeme mashtrimi qëndronte financieri i komunës Lis, Dritan Farrici, i cili përdorte emrin e bashkëshortes së kryetarit të tij të komunës, Yllka Selita, në mënyrë të fshehtë. Nëpërmjet këtyre procedurave vetë fitonte 10 për qind të shumave të lëvruara në tenderime me prokurim të drejtpërdrejtë, kurse pjesën tjetër e shpërndante.Po sipas hetimeve nga Prokuroria rezultonte se firma ishte krijuar në vitin 2006, tenderët ishin të gjithë fiktivë, pasi pajisjet nuk bliheshin dhe mbuloheshin në inventare false, kurse përfituesit ishin komunat, nga Derian, Rukaj, Xibër, Gurrë, Sue, Baz, Drejtoria e Shëndetit Publik Mat, Drejtoria e Spitalit Burrel, Qendrat Shëndetësore Rukaj, Derjan , Macukull, Ulëz, Sue.Dritan Farrici tërhiqte paratë në emër të subjektit që shpallej gjithnjë fitues dhe i rishpërndante sipas pazareve. Bëhet fjalë për tenderë me vlera të vogla që janë autoritet direkt i krye komunarëve. Kurse Yllka Selita, personi që figuronte si emër i firmës, nuk kishte dijeni dhe as bashkëshorti i saj, kryekomunar i Lisit. Vetë Farrici ka dëshmuar se i plotësonte vetë dokumentet dhe se Selita nuk dinte gjë.