Meta në Vlorë: LSI nuk pajtohet me stanjacionin, të bëjmë gjithçka për integrimin
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar fushatën e takimeve në jug të vendit. Teksa është ndalur në qytetin e Vlorës, në një takim me gratë e LGI, kreu i LSI Ilir Meta ka ritheksuar edhe njeherë që partia e tij nuk pajtohet me stanjacionin dhe ngeljen pas në integrim.“Falenderoj gratë e Vlorës për mikpritjen e gjithë shqiptarëve për festën e 100-vjetorit. LSI nuk pajtohet me stanjacionin, as me ngeljen pas në integrim. LSI gjithashtu nuk pajtohet me politikën që për interesa vetiake pengon integrimin”theksoi Meta.Kreu i LSI nuk ka shmangur as komentet mbi rritjen e toneve nacionaliste në vend, ku theksoi se sot patriotizëm do të thotë të bësh gjithçka për integrimin dhe jo retorikat boshe. Në këtë kontekst ai shtoi se “Të ecim më shpejt” nuk është një slogan, por ajo që ka nevojë shoqëria shqiptare sot.Meta ndër të tjera vlerësoi se fuqizimi i rolit të gruas në politikë, do të thotë një shoqëri më e përparuar dhe më e sigurtë.