Përfundon faza e parë e fushatës së vaksinimit të bagëtive kundër Brucelozës
Përfundon faza e parë të fushatës kombëtare të vaksinimit të bagëtive të imta kundër sëmundjes së Brucelozës.Fushata e quajtur "Një pikë në sy" ishte e ndarë në dy etapa. Etapa e parë vaksinoi 2.5 milion dele e dhi si edhe rreth 85 mijë mbajtës të kafshëve, ndersa ne etapen e dytë u vaksinuan 250 mijë bagëti të imta.Zëvendës.ministri i Bujqësisë, Tokli Thomai, tha se politikat e shërbimit veterinar po përmirësohen çdo ditë dhe objekt kryesor i Ministrisë është që standardet e sigurisë ushqimore ti përafrohen atyre europiane.Ndërsa, Francois Degeot, drejtues i projektit PAZA vuri theksi tek rëndësia e shëndetit të kafshëve.Studimet kanë treguar se në Shqipëri Bruceloza te delet dhe dhitë ishte e përhapur në rajonin qëndror dhe atë verior, por për shkak të lëvizjes së pa kontrolluar të kafshëve sëmundja u përhap nga zonat e infektuara në zona të pa infektuara.