Qeveria ok marrëveshjes së liçencës për Lotarinë Kombëtare

Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë propozimit të Ministrisë së Financave për Lotarinë Kombëtare. Kështu në mbledhjen e së mërkurës kabineti qeveritar ka miratuar marrëveshjen e licencës për Lotarinë Kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, GmbH, nëpërmjet shoqërisë “OLG project”, sh.p.k.”.“V E N D I MPËRPROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E MARRËVËSHJES SË LICENCËS PËR LOTARINË KOMBËTARE, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE, SI AUTORITET I AUTORIZUAR DHE SHOQËRISË “OESTERREICHISCHE LOTTERIEN”, GMBH, NËPËRMJET SHOQËISË “OLG PROJECT”, SH.P.K”Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit te Financave, Këshilli i MinistraveV E N D O S I :Propozimin e projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes së licencës për lotarinë kombëtare, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, GmbH, nëpërmjet shoqërisë “OLG project”, sh.p.k.”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” -thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.Vendimi i kabinetit qeveritar ka marrë edhe bekimin e parlamentit pasi në të njëjtën faqe publikohet edhe njoftimi si vijon..“P R O J E K T L I GJPËRMIRATIMIN E MARRËVËSHJES SË LICENCËS PËR LOTARINË KOMBËTARE, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE, SI AUTORITET I AUTORIZUAR, DHE SHOQËRISË “OESTERREICHISCHE LOTTERIEN”, GMBH, NËPËRMJET SHOQËRISË “OLG PROJECT”, SH.P.KNë mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së ShqipërisëV E N D O S I :Neni 1Miratimin e marrëveshjes së licencës për lotarinë kombëtare, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, GmbH, nëpërmjet shoqërisë “OLG project”, sh.p.k.Neni 2Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”