Partitë ndihmë nga shoqëria civile: Të japin kontribut për integrimin në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 16:56
Këshilli Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë së bashku me deputetët Arben Malaj, Mesila Dode dhe Kastriot Islami dhe me përfaqësues të rajonit për integrimin në BE shqyrtuan mendimet për rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të nxitur rolin e shoqërisë civile në Integrimin Europian të Ballkanit Perëndimor.Ndërkohë Islami u shpreh se shoqëria civile duhet t'i vërë në përparësi politikës arritjen e standardeve për të merituar këtë status dhe të mos tolerojë hedhjen e fajit sa nga njëri kamp në tjetrin.Të ftuarit u shprehën se për shqiptarët është prioritet integrimi europian dhe jo nacionalizmat politike që bien ndesh me integrimin rajonal të vendit për në BE.