Carles Pyol thotë i zyrtarisht "lamtumirë" Barcelonës
Mbrojtësi legjendar, Carles Pyol i ka thënë zyrtarisht "lamutumirën" ekipit të tij Barcelona. Pyol, njoftoi në një konferencë për shtyp mbylljen e karrierës me Barcelonën, klub ku ka luajtur që në moshën 12-vjecare. Mbrojtësi katalanas, nuk i fshehu dot emocionet e lamtumirës, por nga ana tjetër nuk tha se me tërheqjen nga Barcelona do t’i jepte fund karrierës si futbollist.36-vjecari nuk harroi të falenderonte njerëzit me të cilët ka punuar që nga viti 1996 te Barcelona, që nga presidentët e deri te punëtorët më të thjeshtë të klubit."Dua të falenderj të gjithë presidentët e Barcelonës, drejtuesit dhe të gjithë ata që kanë punuar në këtë klub. Kam patur fatin të punoj me trajnerë dhe futbollistët dhe njerëzit më të mirë. Për mua përfundon një etapë dhe nis një tjetër të cilën shpresoj ta shfrytëzoj." -tha Pyol