Samuel Eto e thotë hapur: Mourinho është një idiot
I ndodhur në areoportin “Abijan” pasi do të nisej për në vendlindjen e tij, kamerunezi i Chelsea, Samuel Eto ka thënë disa fjalë që nuk do të pëlqehen aspak nga trajneri i tij, Mourinho: “Sot jam 33 vjec dhe jo pse një idiot më ka “bërë” plak , duhet t'i besoni.Disa njerëz besojnë se do të mbyll karrierën në Usa apo në vendet orientale, por nuk është e vërtetë.Unë kam rigjetur bukurinë e “Champions League” dhe do të vazhdoj të luaj,madje do të luaj edhe në Botërorin tjetër kur të jem 37 vjec.Ju e shikoni se “plaku” ka bërë gjëra më të mira se disa të rinj,dhe nuk kam ndërmend tju them se ku do luaj sezonin e ardhshëm , por do të jem në Europë,dhe duke parë se ka futbollistë që kanë lujatur deri në moshën 42 –vjecare , ndoshta përvec Botërorit të Brazilit do të luaj edhe dy botërorë të tjerë” – ka përfunduar Samuel EttoE gjitha kjo deklaratë i referohet fjalëve që trajneri Joze Mourinho tha muaj më parë për një media këtë deklaratë: “Kam një ekip pa sulmues,kam Eto por…është 33 vjeç ose... ndoshta 36…”