Mirko Vuçiniç: Jam i lumtur për rikthimin te goli

Sulmuesi kryesor i Juventusit Mirko Vuçiniç është shprehur i lumtur për rikthimin te goli ndërsa ka komentuar edhe ndeshjen kundër Atlantës ku Juventusi siguroi titullin kampion dimri."Ne e filluam fuqishëm ndeshjen dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për fitoren tonë. Jam i lumtur që hapa serinë e golave dhe më shumë që u shpallëm kampion dimri dy java para përfundimit të fazës së parë. Ne synojmë edhe një fitore në fundjavën e ardhshme në mënyrë që t'i festojmë Krishtlindjet në mënyrën më të mirë të mundshme", ka thënë Mirko.