Basha pret kampionin e botës në tai e kik-boks, Ismail Keta

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka treguar interes dhe ka ofruar ndihmën e tij për të mbështetur sportin dhe për të orientuar të rinjtë drej aktivitetve të shumta sportive. Kjo pasi Basha priti në një takim të veçantë, kampionin e botës në tai kundo e kik-boks, Ismail Keta.Më datë 1 dhjetor, Ismail Keta u shpall kampion i botës, duke mundur hungarezin Jozef Diklaund. Kampioni i botës tha se arritjet e Shqipërisë në vitet e fundit, janë vlerësuar nga personalitete të larta botërore, të sportit dhe jo vetëm, të cilët kanë vizituar bashkë me të Shqipërinë.Në këtë takim u diskutua edhe për domosdoshmërinë e krijimit të një federate efektive për këtë sport, pasi talentet në Shqipëri janë të shumtë.