"World Soccer" tituj Messit, Del Bosques dhe formacioni i vitit

Revista sportive "World Soccer" sipas një sondazhi të bërë ka shpallur Lionel Messin si "Futbollistin më të mirë", dhe Vinsente Del Bosque si trajnerin më të mirë të vitit. Ndërsa kombëtarja e Spanjës është shpallur sipas kësaj Reviste si skuadra më e mirë për vitin 2012.Argjentinasi i Barcelonës ka marrë 47,33% të votave, duke lënë pas portugezin e Real Madrid Cristiano Ronaldon me 19,01%, ndërsa Andres Iniesta ka marrë 9,77%. Në këtë votim të realizuar nga drejtuesit e revistës kanë marrë pjesë tifozë nga të gjitha vendet e botës ndërsa vlerën më të madhe të votave e ka patur një Juri e vendosur nga stafi drejtues. Kjo është hera e tretë që Messi përzgjidhet lojtari më i mirë i vitit nga kjo revistë që i dedikohet futbollit.Gjithashtu Revista "World Soccer" ka përzgjedhur edhe formacionin ideal për vitin që do të lemë pas. Nëpërmjet sondazhit të realizuar me lexuesit e saj revista prestigjoze sportive ka dizenjuar 11-shen që do të përbënte ekipin më të mirë në botë për momentin.Ashtu siç mund të pritej pjesa dërrmuese e futbollistëve vijnë nga La Liga Spanjolle ku dominon Barcelona dhe Real Madrid. Ekipi Katalanas vjen në këtë përzgjedhje me katër lojtar ndërsa Reali i Madridit ka 1 më pak se barcelona. Formacioni i këtij viti sipas përzgjedhjes së bërë nga kjo revistë përbëhet nga kjo 11-tëshe.Në portë Iker Kasillas, në mbrojtje Filip Lahm, Sergio Ramos, Vinsent Kompani dhe Jordi Alba, mesfushë Xavi Hernades, Andres Iniesta, Andrea Pirlo dhe Lionel Messi. Ndërsa në sulm është përzgjedhur dyshja Ronaldo dhe Falkao. Trajner Vinsente del Bosque.