Inter sfidon Lacion në "Olimpico"
Lacio dhe Inter do të përballen sonte në mbrëmje në stadiumin Olimpiko të Romës në një takim tepër interesant.Kryeqytetasit do të kërkojnë fitoren në shtëpi ndërsa Inter do të luftojë për të vijuar serinë e rezultateve pozitive jo vetëm në kampionat por edhe ndaj skuadrave të mëdha të Serisë A. Pasi kanë mundur Milanin, Juven dhe Napolin Ziklatrit kërkojnë që të njëjtën gjë të bëjnë edhe ndaj bardh e kaltërve. Në këtë takim që është edhe më i rëndësishmi i javës së 17 trajnerët e të dyja skuadrave do të hedhin në fushën e lojës formacionet më të mira të mundshme.Trajkneri Petkoviç do ta nis ndeshjen me formacionin: 4-5-1 Në portë: Marketi, në mbrojtje: Konko, Siani, Biava dhe Radu, në mesfushë:Ledezma, Kandreva, Hernanes, Gonzales. Ndërsa në sulm Mauri do të mështesë gjermanin Klose.Në kampin tjetër skuadra e Interit dhe trajneri i saj Starmacioni do ta nisin këtë përballje me formacionin: 3-4 -1-2Në portë: Handanoviç, në mbrojtje Ranokia, Samuel dhe Huan Hesus, në mesfushë: Zaneti, Kambiaso, Garagano dhe Nagatomo, ndërsa Guarin do të mbështesë në sulm dyshen Kasano - Milito.Palasio do ta nis këtë ndeshja nga stoli por do të jetë i gatshëm në çdo moment për teknikun Zikaltër.Kjo ndeshje pritet të ndiqet nga shikues të shumtë pasi të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të siguruar një vend sa më të mirë në renditjen e përgjithshme.