Benitez: Chelsea është pretendent për titull

Tekniku i skuadrës së Chelsit Rafael Benitez i impenjuar në pjesmarrjen e Kupës së botës për klube nuk harron të ngacmojë rivalet e tijë në Premier Ligë ku thotë se edhe Londinezët janë në valle për titullin kampion.Ai beson se Chelsea mund të fitojë kampionatin anglez në këtë sezon edhe pse ka një diferencë me kryesuesit. Spanjolli e ka bërë këtë deklaratë ndonëse Mançester Junajtid mund të shkojë në 13 pikë diferencë nga blutë gjatë kësaj fundjave, për shkak të impenjimit të Londinezve në Botërorin e Klubeve në Japoni.Ish trajneri i Interit dhe Liverpulit mendon se një fitore ndaj Korinthians në finalen e nesërme do të mjaftojë për t'i çuar një mesazh të qartë skuadrave të Mançesterit se Londinezët nuk heqin dorë nga trofetë kombëtarë."Para se të vija këtu, kisha shumë oferta të tjera. Mund të punoja në Spanjë, Itali apo Kinë, duke fituar shuma të mëdha parash me një skuadër të mesit të tabelës për 10 vite me radhë. Por unë po prita një ekip elitar, pasi dua të konkurroj me të mëdhat dhe të fitoj trofe"."Njerëzit më pyesin nëse kampionati është një garë mes dy skuadrave të Mançesterit. Por realisht unë nuk e shoh kështu. Ne duhet të luajm shanset tona deri në fund dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Nëse fiton 2 apo 3 ndeshje radhazi, ke më shumë besim te skuadra dhe te arritja e rezultateve. Nëse fitojmë këtë finale për klube dhe pastaj vazhdojmë të luajmë si ndaj skuadrës së Monterei atëherë rezultatet do të vinë patjetër përfundoi trajneri spanjoll që do të luaj nesër finalen e Kupës së Botës për klubet ndaj skuadrës braziliane të Korinthias.