Furtunë ndryshimesh, Sadiku, Çani, Salhi në merkato

Hapja e merkatos së janarit pritet të sjellë edhe ndryshime ekipesh për lojtarët shqiptarë të cilët luajnë në kampionate të ndryshme ne Evropë e jo vetëm. Kështu i pari në listë për të ndryshuar skuader është sulmuesi kryesor i kombëtares Armando Sadiku.Aktualisht sulmuesi i njohur që luan titullar në kombëtare luan në kampionatin zvicerian, por prej kohësh ofertat për Sadikun nuk mungojnë. Bëhet e ditur se për sulmuesin kuq e zi janë gati disa oferta nga Gjermania dhe Italia, së fundi po spekullohet gjithnjë e më tepër kalimi i Sadikut te Siena në Seria ku pritet që lojtari të zëvëndësojë sulmuesin tjetër kuq e zi, Erjon Bogdani, që me shumë mundësi mund të firmos për ekipin e Pescarës.Ndërkohë Edgar Çani, i cili thuajse nuk luan në Poloni pritet të ndryshojë ekip në janar. Për Çanin ka interesime jo vetëm nga Italia, por edhe Turqia. Çani kërkohet nga dy klube turke të supërligës, por edhe kampionati qipriot i futbollit është një opsion.Sulmuesi tjetër i kombëtares Hamdi Salhi duket se mund të mbyll aventurën e tij në SHBA. Për Salihin pistat e rikthimit në Evropë janë shumë të mundëshme si kampionati qipriot dhe ai grek.