Premier League, Aston Villa mund Liverpulin

Premier League ka luajtur javën e 17 të saj ku rezultati më surprisë i kësaj fundjave ka qenë humbja e Liverpulit në shtëpi nga skuadra e Aston Villës me rezultatin 1-3. Redsat janë treguar të pafuqishëm në këtë përballje duke mbetur jashtë 10 më të mirave të kampionatit Anglez pas javës së 17.Në takimet e tjera të kësaj jave dy kryesuesit e kampionatit Manchester Unajted dhe Siti kanë fituar ndeshjet e radhës duke mbajtur diferencat në 6 pikë mes vendit të parë dhe të dytë. Djajtë kanë mundur në shtëpi skuadrën e Sandërlend me rezultatin 3-1, ndërsa po me të njëjtat shifra ka fituar edhe Siti në transfertë kundër Njukasell.Kështu në javën e 17 të Premier Ligës janë shënuar këto rezultate:Njukasell - Mançester Siti 1-3Liverpul - Aston Villa 1-3Maçester Junaited - Sanderlend 3-1Nouriç -Uigan 2-1Quins Park Renxhers - Fulham 2-1Stoke Siti - Everton 1-1Totenham - Suansi 1-0Uest Bromuich - Uest Ham 0-0Javën e 17  të kampionatit Anglez e mbyll ndeshja mes Riding dhe ArsenalNdërsa për shkak të impenjimit në Kupën e Botës Chelsi që humbi dje finalen e këtij kompeticioni ndaj Korinthias do të luaj në një datë tjetër të papërcaktuar ende ndeshjen kundër Sauthempton.