Festim triumfal i përvjetorit të Milanit

Milani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1 ndaj Pescaras në San Siro, që vetëm sa shtoi kënaqësinë në festimet e Rossonerëve me rastin e 113 vjetorit të themelimit të klubit më të trofeshëm italian. Nga sekondat e para, Milani tregoi se për cilat qëllime hyri në fushë – viktimizimin e kundërshtarit. Antonio Nocerino pas vetëm një minut lojë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e Milanit, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.Milani nuk kishte fare probleme në pjesën e dytë, pasi loja dominante vazhdoi.Abbruscato e dyfishoi epërsinë për Milanin me një autogol (51’) për 2-0, para se Terlizzi të kthente në lojë Pescaran (56’) për 2-1.I posainkuadruari për Pescaran Jonathas i bëri një dhuratë Rossonerëve me një tjetër autogol për 3-1 (79’), para se dy minuta më vonë Stephan El Shaarawy me golin e tij të 14-të këtë sezon të vendoste rezultatin përfundimtar prej 4-1.Me fitoren e katërt radhazi Milani arrin në kuotën e 27 pikëve në tabelë, shtatë pikë më pak se Interi në vendin e dytë dhe 14 pikë më pak se lideri Juventus.