Robinjo ngelet në Brazil, mes Santos dhe Atletiko Mineiro

Edhe pse drejtuesit e skuadrës së Milanit kërkojnë që ta mbajnë në skuadër, braziliani Robinjo është gjithmonë e  më shumë larg kuq e zinjve. Përveç interesimit të Santosit në orët e fundit një simpati për lojtarin ka shfaqur edhe skuadra e Atletiko Mineiros. Drejtuesit e kësaj skuadre kërkojnë që me transferimin e tij të bëjnë një dyshe të suksesshme në repartin Ofensiv së bashku me Ronaldinjon. Ata ofrojnë katër milion Euro për kartonin e tij shumë larg asaj që kërkojnë drejtuesit e Milan për brazilianin. E ardhmja e fantazistit Brazilian duket se do të vashdojë në atdheun e tij por deri në Janar duhet të presim për të mësuar nëse do të kalojë tek Santos apo tek Atletiko Mineiro.