Benzema, futbollisti francez i vitit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është shpallur futbollisti më i mirë francez për vitin 2012 duke lënë pas vetes Franck Riberyn dhe shumë futbollistë të tjerë.24-vjeçari pati një sezon të shkëlqyer (2011/2012) duke ndihmuar me 21 golat e tij që Los Blancos të shpalleshin kampion i Spanjës, ndërsa trofeun e më të mirit e fiton për të dytën herë radhazi.“Jam krenar dhe i lumtur që kjo do ta kënaqë familjen time”, ka deklaruar Benzema.Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, u rendit i dyti, ndërsa pas tij ishte portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris. Olivier Giroud i Arsenalit dhe Mathieu Valbuena i Marseille kompletuan top-pesëshin.