"Zemra e Tiranës", kampionati i futbollit i mbështetur nga PS

Partia Socialiste e njësisë 8 ka iniciuar Akademinë e Futbollit "Zemra e Tiranës", në të cilën do marrin pjesë fëmijë të moshës 10-15, banues në këtë zonë.Nën drejtimin e mjeshtrit të futbollit Blendi Nallbani, do të organizohen 12 ekipe me një numër total prej 120 fëmijësh.Kryetari i PS-së së njësisë nr.8, Ervin Bushati, ka treguar rëndësinë e këtyre eventeve sportive, të rëndësishme për përmirësimin e jetës së fëmijëve.Vetë fëmijët kanë shprehur gëzimin e tyre për këtë organizim. Akademia "Zemra e Tiranës", pritet të zgjasë 3 muaj dhe është një iniciativë pa pagesë.