Corinthians kampion bote

Kampioni i Amerikës Jugore, Corinthians, ka mposhtur kampionin e Evropës, Chelsea, me rezultat 1-0, në finalen e Kupës së Botës për Klube që u zhvillua në Yokohama të Japonisë.Gjatë pjesës së parë, klubi brazilian e mbajti më shumë topin në gjysmën kundërshtare dhe pati disa raste për të shënuar. Por edhe ekipi anglez pati raste shumë të mira për të kaluar në avantazh.Sido që të jetë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti që të tundë rrjetwn në fraksionin e parë.Blutë e nisën mirë gjysmën e dytë duke u përpjekur të ndërtonin aksione dhe duke shfrytëzuar kundërsulmet, mirëpo ishte ekipi latino-amerikan ai që shënoi.Paolo Guerrero reagoi më së miri në zonën e Chelseat për ta mposhtur portierin Cech (69’).Në vazhdim të ndeshjes skuadra evropiane ishte mjaft aktive në kërkim të golit të barazimit, por pa sukses.Për më keq, Gary Cahill u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje në Emerson.Dhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Corinthians shpallet për të dytën herë në histori kampion bote për klube.