Komisioni Displinor i Lacios dënon Igli Tare

Skuadra e Lacios ka marrë një goditje të fortë para ndeshjes kundër Interit pasi Federata Italiane e Futbollit ka pezulluar me dy muaj drejtorin Sportiv të këtij klubi, Igli Taren. Ndërkohë që klubi kryeqytetas është dënuar me një gjobë prej 4 mijë eurosh.Masat e marra nga komisioni i disiplinës për ish sulmuesin e Kombëtares Shqiptare vijnë si rrjedhojë e një veprimi të Tares me 18 Qershor. Në këtë datë drejtori sportive i Bardh e kaltërve nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për të vepruar në zonën e transferimeve gjatë merkatos Verore. Tare gjatë kësaj periudhe sipas komisionit të Disiplinës nuk ishte në listat e përpiluara nga shoqëria Laciale dhe nuk zotëronte referencat për të ushtruar këtë profesion. Pas këtij vendimi të dhënë nga komisioni i disiplinës, drejtorit sportiv Tare i ndalohet kategorikisht vendosja e firmave për largimet apo afrimet e lojtarve te skuadra e Lacios gjatë merkatos së Janarit. Edhe pse Tare do të jap këshilla për transferimin e lojtarve atij i hiqet e drejta të firmos kontratat e tyre për merkaton dimërore.Përveç dënimit të Tares komisioni i disiplinës pritet të marrë masa edhe në lidhje me skuadrën e Napolit dhe mbrojtësin e kësaj skuadre Paulo Kanavaro. Të hënën pritet që të jepet vendimi për këtë çështje. Skuadra e presidentit De Laurentis pritet ti hiqen 2 pikë ndërsa qendërmbrojtësi Kanavaro pritet të dënohet me 6 muaj përjashtim nga aktiviteti futbollistik.