Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e Grupit A

Kupa e shqipërisë vazhdon t’a mbaj gjallë jetën futbollistike në vend pasi në këtë fundjavë ka rezervuar takime shumë interesante të cilat dhuruan shumë emocione.Në grupin A janë luajtur dy takimet e dyta për fazën e grupeve ku ka rënë në sy fitorja e Skënderbeut me shifra të thella ndaj skuadrës së Kuksit. Korçarët kanë fituar me rezultatin 4-1 përballjen e dytë në grupin A në një fushë të zbardhur nga dëbora.Në ndeshjen tjetër të këtij grupi edhe Kastrioti ka fituar me të njëjtat shifra kundër skuadrës së Shkumbinit. Në ndeshjen e Korçës golat u shënuan nga Arapi në minutën e 9, Pejic në minutat 28 dhe 58 dhe  Shkëmbi në të  75 ndërsa për miqtë shënuan Hoxha në minutën e 27 dhe Popovic në të 80.Ndërsa në ndeshjen që u luajt në Krujë, golat për Kastriotin u shënuan nga Gocaj 6’, Tanushi 19’, Karapici 53’, Caca 80’ ndërsa për miqtë nga Peqini shënuan A.Magani 62’, Gjata 73’ (pen). Ndërsa nesër do të luhen edhe dy takimet e tjera te vlefshme per grupin B.BYLIS-LAÇI   (14:00)