Trajneri Gjerman mohon kalimin te Real Madrid
Trajneri i kombëtares Gjermane Joachim Low ka bërë të ditur një herë e mirë se nuk i interesojnë zërat që flasin për një kalim të tijin në radhët e skuadrës së Real Madrid.Në spanjë flasin të gjithë se ai mund të jetë zëvendësuesi i Morinhos në radhët e madrilenve nëse ky i fundit do ti thotë lamtumirë kryeqytetit spanjoll. Por ai thekson se një ditë do ti pëlqente të punonte në nivel klubesh.Gjatë një deklarate për mediat Gjermane numri 1 i stolit të "Pancerave" thotë se: " Një ditë do të dëshiroja të drejtoja një skuadër të madhe Europiane por jo tani pasi kamnjë detyrë dhe dua ta respektoj atë deri në fund. Në të ardhmen ndoshta do jem në krye të ndonjë klubi për të provuar edhe eksperienca të reja. Me real Madrid nuk kemi patur asnjë kontakt pasi ata kanë një trajner dhe ai është një nga më të mirët në botë” ka përfundur tekniku Gjerman.