Murinjo te PSG, Wenger te Real Madrid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2012, 18:27
Hose Murinjo nuk është më i përkëdheluri në Madrid. Mediat në Spanjë bëjnë të ditur se "dashuria " mes Murinjos dhe Real Madrid ka arritur në fundin e saj.Presidenti i Real Madrid Perez me shumë mundësi do të largojë Murinjon dhe pse ky i fundit ka një kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2016-të ,por portugezi do të gjejë menjëherë skuadër pasi thuhet se Murinjo do të marrë drejtimin e Paris SG në Francë, ndërsa Perez e ka gjetur pasuesin e tij në krye te Real ,do të jetë francezi që drejton Arsenalin, Arsen Wenger.Trajneri francez Wenger sipas mediave është në rivalitet me trajnerin aktual të Paris SG italianin Anceloti dhe ky një emër shumë i pëlqyer prej vitesh nga drejtuesit e Real Madrid.