Perez beson se Casillas është kapiteni më i mirë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, beson se portieri i klubit të tij, Iker Casillas, është një prej kapitenëve më të mirë që ka veshur ndonjëherë fanellën e Realit. "Iker Casillas është legjendë e Real Madridit dhe e Spanjës, një prej kapitenëve më të mëdhenj në historinw e këtij klubi. Ai e ka treguar këtë, si me sjellje ashtu dhe me sukseset që ka arritur këtu. Kjo është arsyeja pse po e përkrahim iniciativën dhe pranojmë të jemi pjesë e ndeshjes për bamirësi e 23 dhjetorit", ka thënë Perez.