Nuk ka më dyshime për Huntelaar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2012, 12:29
Nëse deri dje ishin thjesht fjalë sot konfirmohet: pasardhësi i Militos te Inter mund të jetë Klaas Jan Huntelaar. Agjenti i sulmuesit hollandez, Arnold Oosterveer ka thënë për gazetën britanike "Metro" se: "Klassit do ti pëlqente të luante sërish në Milano (pas një eksperience jo fortë të mirë me Milan), mbi të gjitha pasi Inter mund ti japë mundësinë të tregojë se është një futbollist i madh". Sipas asaj që raporton "La Gazzetta dello Sport", ideja Huntelaar, kontrata e të cilit me klubin gjerman të Schalke 04 skadon në verën e ardhshme, i pëlqen shumë zikaltërve. Vlera e kartonit të tij kap shifrën e 15 milionë eurove por Inter kërkon që falë vullnetit të vetë sulmuesit ta ulë këtë shumë