Milani kualifikohet për Kupën e Italisë
Milani e ka mposhtur Regginën në San Siro me rezultat 3-0, për t'u kualifikuar në çerekfinale të Copa Italias.Milani ishte dominant nga fillimi i takimit. Në këtë sfidë u pushuan emra si El Shaarawy dhe Montolivo, por luajtën Pazzini, Niang dhe Bojan.Pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër dominimit dhe rasteve të shumta të Kuq e Zinjve.Në pjesën e dytë ishte Mario Yepes (51') ai që zhbllokoi rezultatin, ndërsa Milani vazhdoi me dominimin duke kërkuar dhe golin e dytë.Për Regginan në fund u paraqit shqiptari Mehmet Hetemaj, i cili u zëvëndësua, ndërsa kjo ndikoi për të keq, pasi Mbaye Niang (79') shënoi për 2-0, para se Giampaolo Pazzini të realizonte për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar (81').Milani kualifikohet kështu në çerekfinale, ku do të ketë punë me rivalin më të madh në dy vitet e fundit, Juventusin, të cilin e ka mposhtur në San Siro kohë më parë në sfidën derbi në kuadër të Serie A.Nëse deri dje ishin thjesht fjalë sot konfirmohet: pasardhësi i Militos te Inter mund të jetë Klaas Jan Huntelaar. Agjenti i sulmuesit hollandez, Arnold Oosterveer ka thënë për gazetën britanike "Metro" se: "Klassit do ti pëlqente të luante sërish në Milano (pas një eksperience jo fort të mirë me Milan), mbi të gjitha pasi Inter mund ti japë mundësinë të tregojë se është një futbollist i madh". Sipas asaj që raporton "La Gazzetta dello Sport", ideja Huntelaar, kontrata e të cilit me klubin gjerman të Schalke 04 skadon në verën e ardhshme, i pëlqen shumë zikaltërve. Vlera e kartonit të tij kap shifrën e 15 milionë eurove por Inter kërkon që falë vullnetit të vetë sulmuesit ta ulë këtë shumë.