Pato do të vazhdojë të luajë për Milanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2012, 11:37
Ndërsa Robinho mund të largohet nga Milan, braziliani tjetër Alexandre Pato do ketë edhe gjashtë muaj kohë për të tentuar rifitimin e besimit të trajnerit Massimiliano Allegri dhe klubit në përgjithësi. Këtë fakt e ka konfirmuar dje menaxheri i sulmuesit kuqezi, Gilmar Veloz: "Është e kotë që pas Robinhos të flitet edhe për një largim të Patos. Me Gallianin kemi një pakt burrërie dhe Pato do të vazhdojë të luajë për Milanin dhe nuk do huazohet askund në janar", është shprehur agjenti i Alexandre Patos.