Kejsi Stoner i përgjigjet Valentino Rosit

Kejsi Stoner nuk ka vonuar t'i kthejë përgjigje Valentino Rosit, duke iu kundërpërgjigjur të gjitha akuzave që i kishte bërë piloti italian një ditë më parë. Rosi deklaroi se urrejtja ndaj tij e Stoner vinte se ky i fundit nuk e kishte përtypur faktin se ishte mundur në Laguna Seka në vitin 2006 me parakalimin e jashtëzakonshëm në kthesën e "hapëses së shisheve".Australiani i ka kthyer përgjigjen "Doktorit" nëpërmjet rrjetit social "Twitter", me një batutë që tregon qartësisht se ndonëse ka lënë botën e garave, as që mendon të miqësohet ndonjëherë me italianin."Mendoj se tani që nuk jam më, Valentino ndjehet më guximtar", shkroi ai në këtë koment të tijin, duke lënë të kuptohet se italiani nuk kishte guxuar të bënte kritika të tilla kur Stoner garonte ende në MotoGP dhe takoheshin në pista të ndryshme në çdo fundjavë.Stoner vendosi t'u jepte lamtumirën garave me motorë në fund të sezonit që sapo u mbyll, ndonëse është vetëm 27 vjeç dhe cilësohet si një prej pilotëve më të fortë në qarkullim.